Një ditë ndryshe për nxënësit tanë!

Sot, nxënësit e klasave të pesta të Shkollës Fillore „Gjergj Kastrioti – Skënderbeu“ patën mundësinë të vizitojnë Teatrin Shqiptar të Fëmijëve dhe të ndjekin shfaqjen teatrale „Qyqja“.

Kjo vizitë u mundësua nga të hollat e grumbulluara gjatë organizimit të Tregut Ushqimor në shkollën tonë, duke dëshmuar edhe një herë se aktivitetet e përbashkëta mund të shndërrohen në mundësi të bukura dhe përvoja të paharrueshme për nxënësit tanë.

Përmes humorit dhe absurdit, „Qyqja“ na kujton se fëmijëria nuk duhet të jetë e burgosur nga ora dhe rregullat, por duhet të jetë një hapësirë lirie, krijimtarie dhe imagjinate.

Falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti, duke u dhuruar nxënësve tanë një ditë të veçantë kulturore dhe edukative.

Investimi më i bukur është buzëqeshja dhe edukimi i fëmijëve tanë!