SHFK “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu”

Shkolla Fillore Komunale Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, Haraçinë, është rindërtuar që nga viti 1965.
Shkolla numron 4 objekte dy në F. Haraçinë, 1 në f.Mojanc dhe 1 në f. Orllanc.
Shkolla Haraqinës që nga viti 1948 numronte 109 nxënës, në shkollë dhe 1 paralele, me 2 mësues Hana Rakipi dhe ?.

Sot shkolla jonë numëron 2010 nxënës, 83 paralele, prej tyre 1010 nxënës janë të ciklit të ulët dhe 1000 janë të ciklit të lartë, me 116 të punësuar, ku prej tyre 68 janë me mësim lëndor, 48 me mësim klasorë, 3 bashkëpuntor profesional dhe 3 kuadër administrativo-teknik.

Shkolla jonë pas një kohe bukur të gjatë bëri rikonstruksion total të saj duke filluar nga parku I shkollës, kulmi, dritaret, dyert, dyshemet, toaletet, kabinetet, bankat shkollore, karriget, tabelat, palestrën sportive dhe shumë gjëra nga të cilat nxënësit e shkollës tonë janë krenarë që janë pjese e shkollës. E veqanta e gjithë kësaj është edhe puna profesionale të cilën e bën edhe stafi I mësimdhënësve të cilët ndoshta për dallim nga shumë shkolla tjera punojnë në mënyrë shumë profesjonale duke përdorur proxhektoret, tabelat magnetike dhe shumë mjete të tjera për të gjitha lëndet, edhe atë prej ciklit të ulet dhe gjerë te cikli i lartë. Në shkollën tonë funksionon trekendëshi i suksesit bashkëpunim prind mësimdhënës dhe nxënës, gjë që bën të veqant suksesin e shkolles tone duke marur pjese në gara komunale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Drejtoria e shkollës çdo vit krijon kushte edhe më të mira për mësimdhënësit,nxënësit që rezultatet e tyre të jenë të nivelit të lartë.

SHFK “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu” Mojanc

Shkolla në f.Mojanc funksion prej klasës së I deri V, ku numeron 5 paralel.  Numëron 37 nxënës. Funksion dhe më kombinim në disa klasë.

854
Nxënës
59
Arsimtarë - Profesorë
35
Paralele
2
Shkolla Objekte
X