Në shkollën tonë, SH.F.K. „Gjergj Kastriot Skënderbeu” – Haraçinë, u shënua me aktivitete të shumta kulturore dhe festive 22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip.
Me këtë rast, nxënësit tanë u prezantuan përmes recitimeve, valleve dhe ekspozite me punime kreative, duke shprehur dashurinë, krenarinë dhe respektin për gjuhën shqipe dhe alfabetin tonë.
Përmes këtyre aktiviteteve u përcoll mesazhi se gjuha shqipe është një nga pasuritë më të çmuara të kombit tonë, simbol i identitetit, kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare.
Gëzuar 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit Shqip!
Me respekt ,
Drejtori:Musa Munishi





