Nxënësit e gjeneratës të shkollave fillore “Gjergj Kastriot Skenderbeu” dhe “Abdyl Frashëri”, së bashku me kujdestarët e tyre, realizuan një vizitë edukative dhe kulturore në Shtëpinë e Alfabetit dhe Bibliotekën e Parë në Manastir.Kjo vizitë, e cila pati si qëllim njohjen më të thellë me historinë e gjuhës dhe kulturës shqipe, u organizua me sukses falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Komunën, nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës, i cili gjithmonë ka përkrahur aktivitete të tilla edukative dhe kulturore.Nxënësit patën mundësinë të përjetojnë nga afër rëndësinë historike të Shtëpisë së Alfabetit dhe të mësojnë për themelimin e Bibliotekës së parë në Manastir, duke zgjeruar njohuritë e tyre mbi trashëgiminë tonë kombëtare. Kujdestarët dhe nxënësit shprehën mirënjohje për këtë mundësi të veçantë që mbështet përparimin arsimor dhe ngritjen e vetëdijes kulturore.Falënderojmë të gjithë ata që kontribuan në realizimin e kësaj vizite të paharrueshme, veçanërisht Kryetarin e Komunës për mbështetjen e tij të vazhdueshme në promovimin e arsimit dhe kulturës!
- 15 Nov
- 2024