Sot në SH.F.K “Gjergj Kastriot Skenderbeu” kishim kënaqësinë të mirëpresim nxënës nga diaspora, të cilët u pritën ngrohtësisht nga udhëheqësia e shkollës, kolektivi i arsimtarëve dhe nxënësit tanë.I pranishem në këtë aktivitet ishte edhe Kryetari i Komunës z.Ridvan Ibrahimi, i cili përshëndeti dhe na përkrahi si gjithnjë.Edhe pse ishte ditë feste tek ne, ne si shkollë u organizuam me disa kolegë dhe nxënës për t’i mirëpritur bashkatdhetarët tanë nga diaspora, duke u ofruar atyre mundësinë të shohin për së afërmi se si mbahet një orë mësimore dhe në çfarë kushtesh punojmë. Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për të ndarë ide, përvoja dhe për të krijuar ura lidhëse mes nxënësve tanë dhe atyre nga diaspora. Takimi ynë u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe motivuese, duke përforcuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe të mësimit të ndërsjellë. Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në këtë ditë të veçantë dhe për nxënësit nga diaspora që na nderuan me vizitën e tyre!
- 23 Oct
- 2024