Pensioni i Ars. Muhamed Dergudi

Të nderuar prindër, nxënës dhe qytetarë të Haraçinës,

Me këtë njoftim, duam të shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë të thellë për arsimtarin e nderuar, z. Muhamed Dergudi, i cili pas 43 viteve shërbimi të përkushtuar pranë shkollës ”Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Haraçinë, sot del në pension.

Gjatë gjithë këtyre viteve, z. Dergudi ka kontribuar në arsimimin dhe formimin e shumë brezave të rinj, duke qenë një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit dhe përkushtimit. Ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e nxënësve dhe kolegëve, për çka jemi thellësisht mirënjohës.Në shenjë respekti dhe falënderimi, shkolla jonë organizoi një koktel dhe disa dhurata për nder të tij. Momenti i ndarjes ishte emocionues, me pjesëmarrjen e kolektivit dhe nxënësve, të cilët e përcollën z. Dergudi me dashuri dhe mirënjohje.Në emër të udhëheqësisë dhe kolektivit të shkollës ”Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, i urojmë z. Muhamed Dergudi një pensionim të lumtur dhe të shëndetshëm. Ai do të mbetet gjithmonë një pjesë e pandarë e familjes sonë shkollore.

X