Aktivitet i kryer me sukses:
Më 18 tetor 2024, në ambientet e shkollës sonë, SH.F.K “Gjergj Kastriot Skenderbeu” Haraçinë, u organizua me sukses aksioni për dhurimin e gjakut. Ky aktivitet u realizua falë një bashkëpunimi të frytshëm me ish-nxënësin tonë, Suat Osmani, aktualisht teknik laborant, dhe në bashkëpunim me Institutin e Transfuziologjisë në Shkup.Kjo iniciativë fisnike u mbështet nga Komuna e Haraçinës dhe përfshiu pjesëmarrjen e shkollave nga i gjithë niveli i komunës. Aksioni u karakterizua nga pjesëmarrja e lartë dhe solidariteti i treguar nga të gjithë pjesëmarrësit, të cilët kontribuan në këtë nismë humanitare për të bërë një ndryshim pozitiv për komunitetin tonë.Falenderojmë të gjithë ata që morën pjesë dhe mbështetën këtë aktivitet të rëndësishëm dhe shpresojmë të vazhdojmë me iniciativa të tilla në të ardhmen.