Patronati i shkollës dhe festa e 28 Nëntorit

Program kulturor-artistik kushtuar Patronatit të shkollës dhe festave të Nëntorit.Me një program të pasur, e shënojmë ditën e patronatit të shkollës dhe festat e Nëntorit, me aktivitete dhe prezantime të nxënësve, të cilët i dhanë jetë koridorit ,ku ata jehuan me këngët, poezitë dhe dramat e tyre të përgatitura me shume dashuri.Përmes këtyre aktiviteteve dërguam shumë mesazhe :Tradita është vlerë duhet ruajtur , puna është nder duhet bërë,historia është mësim duhet mbajtur mend!Andaj, sot kujtojmë të gjithë ata heronjë që dhanë jetën e tyre për liri e pavarësi .Gëzuar dita e Flamurit !🇦🇱

X